Beri fjale me Julin për “Vajin e Borshit”/ Sindi rikthehet papritur në emision dhe kërkon falje, bën të papriturën me Muratin

Sindi është rikthyer në emision një javë pasi u pezullua për shkak të debatit që pati me Julin dhe Mevlanin. Ajo u kërkoi falje të gjithëve, ndërsa i dha një përqafim edhe Muratit, të cilin e uroi për ditëlindjen, pasi nuk arriti ta bënte puntatën e parë për shkak se u largua.

Sindi tha:

Jam rikthyer dhe ishte një javë le të themi me reflektime. Ndihem mirë që jam këtu prapë. Si fillim doja të kërkoja një falje shumë të sinqertë të gjithë konkurrentëve, produksionit, Top Channel. Për sjelljen time të ekzagjeruar. Nuk u ndjeva mirë, as unë kur i pash. Duhet ta kisha përballuar ndryshe. Doja ti kërkoja falje edhe Muratit se kishte edhe ditëlindjen atë ditë. Si dhe ishte takimi jonë. Nëse mundem ti ofrojë një përqafim. Jam shumë më e qetë.