Bëmë mama të të ngjaj, Arditi ngatërron Anën me Anilën shikoni sa ngjajne bashk

Ana është rritur kaq shumë dhe ka nisur të marrë nga tiparet e mamit. Arditi ka publikuar sot një foto të së bijës, e cila shfaqet duke qëndruar në laptop dhe shkruan se për një moment e ngatërroi me Anilën.

“Ktheva kokën për një moment dhe mendova se ishte Anila”, shkruan Arditi.

Ndërkohë komentuesit e konfirmojnë se Ana i ngjan shumë Anilës dhe se është bërë një zonjushë kaq e bukur.