Nëse keni shpenzuar shumë kohë duke pastruar tiganët tuaj pa dobi, mund të keni dëshirë t’i hidhni ato dhe të filloni nga e para.
Përpara se të hidhni tiganët e ndryshkur, hidhini një sy këtyre këshillave për t’i dhënë jetë të re enëve tuaja të gatimit dhe problemeve të tjera në kuzhinë.
Fuqizoni pastruesin tuaj
Bëjeni detergjentin e enëve më shumë të dobishëm me pak sodë buke. Shtoni 2 lugë gjelle sodë në solucionin tuaj të pastrimit. Soda e bukës kalon përmes yndyrës dhe vepron si pastrues.
Perdorni zbutësin tuaj të lëngshëm të rrobave. Zhytini tiganët në ujë me pak zbutës të rrobave. Ziejeni për të paktën një orë dhe njollat tuaja do të fshihen pa fërkim fare.
Ketchup për njollat, para se të jetë tepër vonë
Përdorni ketchup për të pastruar tenxheret dhe tiganët. Aciditeti i domates ndihmon në heqjen e njollave nga enët tuaja të preferuara prej bakri. Lyejeni një copë me ketchup dhe lëreni për të paktën 10 minuta përpara se ta shpëlani dhe ta thani.
Fërkimi me kripë i dërrasës prej druri
Dërrasat prerëse të drurit janë të bukura, por ato kanë një reputacion të keq për thithjen e aromave dhe mikrobeve. Për ta mbajtur atë të pastër dhe të paprishur, pastrojeni me kripë e gjysmë limoni, i cili vepron si një sfungjer.