Bëhuni gati/ Vjen lajmi i keq për per motin ne Shqipëri

Moti i keq do të prekë Shqipërinë gjatë dy ditëve të së martës dhe të mërkurës . Sipas të dhënave të fundit të parashikimit të motit, karakteristikat kryesore të motit të keq do të jenë erëra të stuhishme, ulje temperaturash dhe reshje dëbore e shiu.

Ky mot i keq pritet të jetë i kategorisë 3, për sa i përket Indeksit Rajonal të Reshjeve RPI. Të martën priten reshje të dendura lokale shiu dhe bubullima kryesisht në Jon. Reshje bore do të ketë fillimisht në male. Të mërkurën reshje bore do të ketë edhe në ultësira.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik. Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.