Një ndërhyrje kirurgjikale tepër komplekse u krye tek një pacient 5 vjeçar në Spitalin Universitar të Traumës, i cili u paraqit në gjendje shoku me dëmtime tepër të rënda nga një mjet bujqësor dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale nga një ekip multidisiplinar.
Falë kushteve të posaçme spitalore dhe aparaturave mjekësore si, imazheria e avancuar, implantet që përdoren në kirurgjinë ortopedike dhe atë vaskulare, pajisjeve të avancuara të anestezisë, u bë e mundur shpëtimi i jetës së fëmijës, trajtimi intensiv dhe rekuperimi me sa më pak pasoja traumatike pranë Shërbimit të Ortopedisë të Traumës.
Mirënjohje ekipit mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës për profesionalizmin, gatishmërinë dhe përkushtimin, Dr. Ervin Sulaj, Dr. Flamur Vellku, Dr. Ervin Nepravishta, Dr. Tahir Çela, Dr. Edmond Faber, Dr. Medien Xhaferri dhe Dr. Gent Zikaj.