Kushërira e Beatrix Ramosaj, Anxhelina Hadërgjonaj ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Big Brother për braktisjen që Triksa i bëri një natë më parë spektaklit.
Dje, këngëtarja nuk shkoi në shtëpinë e “Big Brother VIP” duke pretenduar se ishte fyer nga shakaja e bërë mes të dashurit të saj Donald Veshajt dhe aktorëve të tjerë të humorit, Salsano Rrapit dhe Ermal Mamaqit. Ky i fundit i sqaroi të gjitha me një mesazh për Triksën, por kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj i ka sqaruar të gjitha me anë të një mesazhi. Mesa duket këngëtarja është prekur nga batuta “pa dashje vret Triksën” dhe nga reagimi i qeshur i të dashurit të saj, Donaldit dhe aktores Arjola Demiri.
“Ermal sepse siç e the dhe vetë jemi miq dhe ta siguroj nuk është prekur nga përmendja e personave të trete (sepse Trixës i janë futur parashuta me të tilla provokime dhe nuk ka reaguar sepse nuk i intereson). Por është prekur nga batuta palidhje e zotri Salsanos (për vrasje e therje) dhe të qeshurat histerike të banorëve që ajo i konsideronte shumë të afërt. Ti e fillove po u përkeqësua nga të tjerët që qeshin akoma me humor të ’95. Kaq! Trixa ka të drejtën e të gjithë botës të mërzitet dhe të marrë çfarë vendimi të dojë sepse boll ka toleruar,”-shkruan Anxhelina.