BE pritet qe të rihapë kufijtë e saj në 1 korrik por deri tani asgje nuk eshte ber e ditur se kur do te hapen kufijt per shkak te nje vale te dyte te koronavirusit ndaj jane duke punuar qe kjo date te jete nje shans per te gjithe ata qe duan te udhetojne ne vende te ndryshme te BE
Komisioni Evropian, në rekomandimin e tij, përfshiu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. “Në bazë të check-listës, Komisioni rekomandon heqjen e kufizimeve të udhëtimit edhe për Shqipërinë, Bosnje Hecegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, duke filluar që nga 1 korriku, duke parë se situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë se e Bashkimit Evropian. Kjo masë shpreh edhe gatishmërinë e Komisionit për të përafruar rajonin e Ballkanit Perëndimor me zbatimin e masave të ngjashme të kontrollit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komisionit Evropian.
Në Bruksel, u mësua se pavarësisht se propozimi i Komisionit është hapja me Ballkanin Perëndimor, vendet anëtare ngurrojnë dhe po shqyrtojnë kriteret që sigurojnë që vendet evropiane të mos përballen me valë të dytë të Covid-19 të ardhur nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit.
Shqipëria ka patur një numër të shtuar të rasteve në muajin qershor, krahasuar me tre muajt paraardhes, mars, prill dhe maj.
Edhe në rast se BE do të vendosë rihapje kufijsh, në rastin e Ballkanit Perendimor, ky vendim për heqjen e kufizimeve me vendet e treta, mes tyre Shqipëria, mund të shoqërohet me vendimin e secilit vend se me cilat shtete të rajonit tonë do të mbajë të hapur ose të mbyllur kufirin, apo çfarë kriteresh do të vendosë për hyrjen e shtetasve nga këto vende.