Home TE NDRYSHME BE merr vendimin se cdo ndodh per hapjen e kufijve! Ndalimi i...

BE merr vendimin se cdo ndodh per hapjen e kufijve! Ndalimi i qarkullimit do të vazhdoj deri kur

563
0

Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor por ende nuk eshte marr nje vendim i plote.

Tani pritet qe te merret nje vendim per te gjithe dhe te hapen kufijte evropian por tani per tani pritet se si do shkoje gjendja do te kete raste te reja me kovid apo do kete renie.

Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Evropë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaroi Komisioni per hapjen e kufijve. Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore, tha Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson.

Ajo premtoi një hapje dyfazore: së pari, do të hiqen gradualisht kontrollet në kufijtë e brendshëm dhe pas kësaj mund të hiqem kufizimet në kufijtë e jashtëm. Kufizimin e lirisë së qarkullimit e kanë vendosur të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Irlandës, si dhe vendet e asociuara me Shengenin: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Komisioni i BE-së vetëm mund të rekomandojë zgjatjen e kësaj mase.

Zbatimi është në kompetencën e qeverive të shteteve anëtare. Shumë anëtarë të BE-së – përfshirë Gjermaninë – kanë vendosur gjithashtu mbylljen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera të BE. Kjo do të thotë që kush nuk është gjerman ose nuk ka leje të përhershme qëndimi në Gjermani mund të hyjë në vend vetëm për arsye “madhore “. Dhe kushdo që hyn në Gjermani duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë.

Por do te presim se cfare do te ndodh ne ditet ne vazhdim.