BE merr vendimin drastik per Shqipërinë.Nuk pritej.

Bashkimi Europian pas bisedemive ndërmori një vendim per Shqipërinë jashtë listës per tu hapur me vendet e BE per shkak te rritjet te te infektuarve ditet e fundit dhe shtimit te rasteve.

Por prap duhet te shikojme se si do shkoj numri i te infektuarve nese do bie numri i te infektuarve besoj dhe kufijt do hapen.

Dhe nëse Bashkimi Europian është i bazuar në këtë ecuri, vendimi i tij është i padrejtë në rastin më të mirë dhe diskriminues në rastin më të keq.

Sepse në çdo rast, shifrat me të cilat matet përkeqësimi apo përmirësimi i situatës e rrëzojnë argumentin BE-së.

Përtej tyre, Brukseli mund të vendosë sipas dëshirave, me apo pa të drejte, për t’i mbajtur qytetarët shqiptarë të mbyllur për një kohë të papërcaktuar dhe për të favorizuar qytetarët e Serbisë, duke dëmtuar kështu një vend e duke favorizuar një tjetër, me apo pa dashje.

Vendimi për të lënë në fuqi kufizimet për Shqipërinë pas 1 Korrikut vjen në një kohë kur kompanitë ajrore, ato të linjave detare e tokësore ishin bërë gati për transportin e udhëtarëve, teksa sezoni turistik po arrin pikun e tij dhe kur ringjallja e turizmit shihet si shpresë për të përmirësuar ekonominë e gjunjëzuar nga kriza.