Be mendon të bllokojë kufijtë me Shqipërinë/ Epidemiologu deklarata qe se prisnim: Po tentohet infektim masiv i popullatës i qëllimshem…

Epidemiologu Taulant Muka beri deklarata të forta me pandemine dhe perhapjen e saj ne vendin tone duhet te kemi me shume kujdes.

Ai shpreht keshtu:“Shifrat e fundit, besoj se janë një shenjë alarmi pasi po bëjmë një hapje të pakoordinuar. Në Zvicër jeta ka filluar prej javësh dhe nuk ka luhatje të shifrave. Më shqetëson se vatra e infektimit është një vatër spitalore. Kjo do të thotë se në Shqipëri nuk e kanë marrë me seriozitet. Nëse nuk ka ndërgjegjësim te stafet mjekësore nuk dua të mendoj për ndërgjegjësimin te qytetarët.

Duket se shumica e shoqërisë po beson se kjo është një konspiracion, për shkak të mënyrës se si është trajtuar nga politika shqiptare. U trumbetua nga qeveria se ka bërë një punë të madhe me 25 raste në ditë dhe kur sot kemi 25 raste, ne hapemi pa pikë problemi.

Ai thote se:”Unë kam frikë dhe uroj të jem i gabuar, por në Shqipëri po tentohet një infektim masiv i popullatës, me qëllim që gjendja e emergjencës të shtyhet më tej. Kjo është e frikshme, pasi ne kemi një humbje të madhe ekonomike dhe nuk mund të ndodhë një izolim tjetër për Shqipërinë”, tha Muka.