BE-ja jep Propozim të ri për Kufijtë per ata qe duan te udhetojne. Ja çfarë pritet të Vendoset.

Komisioni i BE-së njoftoi propozimin e ri per te filluar levizjen e lirshme lidhur me udhetimet drejte BE.

Eshte propozuar një rregullore që lëvizja e lirë të vazhdojë pa ndërprerje me kritere të përbashkëta mes vendeve anëtare në kuadrin e masavave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Komisioni i BE-së njoftoi propozimin e tij në lidhje me përputhjen e masave që për shkak të pandemisë kufizojnë lëvizjen e lirë të vendeve anëtare.

Vendet anëtare do të paraqesin në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) të dhëna javore për numrin e rasteve të reja me COVID-19, numrin e testeve në rajon dhe numrin e rasteve pozitive.

Kriteret e përbashkëta që përcaktohen do të hartëzohen duke përdorur një kod me ngjyra në gjithë Evropën. Zonat në hartën që do të përditësohet në mënyrë të përjavshme do të ndahen sipas të dhënave të pandemisë në jeshile, portokalli, të kuqe dhe gri.

Zonat ku COVID-19 është me normë shumë të ulët do të përcaktohen me jeshile. Në këto zona udhëtimet do të kryhen lirisht. Ndërkaq, në zonat portokalli ku pandemia është pak më e përhapur, për udhëtimet do të rekomandohet testi i COVID-19 dhe plotësimi i një formulari me të dhënat personale.

Masat për udhëtarët që vijnë nga zonat me rrezik të lartë do të zbatohen nën një kuadër të përbashkët. Udhëtimet nga vendet me ngjyrë të kuqe dhe zonat gri për të cilat nuk ka të dhëna të mjaftueshme do të mund të realizohen me testime ose me karantinë 14-ditore.