Nga dita e neserme BE hap kufirin me 14 shtete qe ka renie ne javet e fundit te koronavirusit.
Në këtë listë nuk përfshihet vendi jone Shqipëria. Gjithashtu është përjashtuar edhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia do të lejohen, pasi janë konsideruar vende të sigurta dhe kane renie te te infektuarve me koronavirus diten e fundit.
Por BE ka përjashtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, dhe Kina.
Lista me vendet e sigurta, e cila ende mund të ndryshojë, përfshin: Alegjerinë, Australinë, Kanadanë, Gjeorgji, Japoni, Mal i zi, Marokun, Zelandën e Re, Ruandën, Serbinë, Korën e Jugut, Tajlandën, Tunizinë dhe Uruguain.
Bashkimi Evropian mund të përfshijë edhe Kinën në listën e vendeve të sigurta nëse edhe qeveria kineze do të bjerë dakord për një marrëveshje reciprovle për udhëtarët nga Bashkimi Evropian.
Ndaj do presim ne javet ne vazhdim qe BE te marr vendim tjeter per hapjen e vendit tone por cdo gje eshte e varur nga numri i te infektuarve me koronavirus.