BE do na hapë kufirin/ Po cfarë vendimi kanë marrë Greqia dhe Italia për Shqipërinë

Lëvizja për në vendet e BE-së, aq më shumë tashmë që nis edhe sezoni pushimeve, është kryefjalë e çdo shqiptari.

Një ditë më parë, Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi përfshirjen e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në listën jeshile për të lëvizur në hapësirën e BE. Megjithëse vendimi Këshillit të BE nuk është publikuar, ende mësohet se kemi të bëjmë me një sugjerim për vendet anëtare të unionit, që do të thotë se lëvizja e lirë do të v aret përsëri, nga rregullat që çdo shtet, do të aplikojë për vendin tonë dhe fqinjët.

Lajmi se Bashkimi Evropian do të lejojë udhëtimet nga Shqipëria, solli shumë optimizëm mes shqiptarëve qe duan të shkojnë me pushime në Greqi apo Itali këtë vit. Por burime diplomatike në Tiranë thanë se vendimi i Brukselit nuk është de tyrues për ta dhe kjo nuk do të thotë që kufijtë do të hapen.

Italia nuk lejon udhëtime për turizëm ndërsa qeveria greke ka shtyrë deri më 21 qershor regjimin e udhëtimeve të kufizuara vetëm për punë për shqiptarët.

Pas katër ditësh, pritet vendimmarrja e radhës nga qeveria greke, nëse do të hiqen masat ku fizuese për udhëtimet drejt Greqisë, gjë e cila do të lejonte mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje për tu kthyer për pushime në Shqipëri.