Gara e zgjedhjeve është në fund pasi kanë ngelur nje numer i vogel i kutive për të numëruar.
Ditën e sotme u lajmërua nga kryeministri Edi Rama se në orën 18:00 do të mbahet festa e fitores në sheshin “Skënderbej”.
Por duket se edhe pse Lulzim Basha nuk ka fituar në këto zgjedhje nuk ka hequr dorë. Burime për abcnews bëjnë me dije se në Selinë e PD-së ka mbërritur kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe se më një grup po dikutojnë dhe se do të bëjnë një denoncim.
Mësohet se Basha do të denoncojë disa raste, duke pretenduar se janë vjedhur votat me para, duke hapur kështu edhe një betejë ligjore.
Sakaq, pritet që pas publikimit të rezulatatit zyrtar, Basha do të mbajë edhe një fjalë për median, por edhe duke dhënë një mesazh për demokratët.