Basha feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me Partinë Socialiste:Nuk do ta besoni se sa vjec mbush

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston 47-vjetorin e lindjes. Si për ironi të fatit sot edhe PS feston 30 vjetorin e themelimit të saj, ku do të mbledhë në stadiumin “Air Albania” dhe Kongresin.

Nuk dihet ende axhenda e Bashës për ditën e sotme nëse ka në plan ndonjë takim me demokratët sikurse ka bërë edhe në ditët e shkuara, apo do të bëjë ndonjë organizim familjar me rastin e ditëlindjes.

Kujtojmë se kryedemokrati ka lindur në 12 qershor 1974 dhe prej tetë vitesh është në krye të PD-së. Më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e Ministrit të Jashtëm, i Brendshëm, Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit apo edhe Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Një ditë pas ditëlindjes Basha do të përballet edhe me zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike dhe shumë demokratë që e mbështesin janë në pritje të konfirmimit të një mandati të ri për të.