Një bjonde dhe një avokat ishin ulur pranë njëri-tjetrit gjatë një udhëtimi me avion. Avokati e pyet bjonden nëse dëshiron të luajë me të një lojë zbavitëse.
Bjondja, e lodhur, dëshironte vetëm që të merrte një sy gjumë, kështu që ajo me edukatë i thotë jo dhe kthehet nga dritarja duke mbyllur sytë.
Avokati insiston dhe i shpjegon se loja është e thjeshtë dhe shumë zbavitëse. Ai i shpjegon, “Unë do t’ju bëj një pyetje dhe nëse nuk e dini përgjigjen, do të paguani 5 dollarë dhe anasjelltas”.
Përsëri, ajo i kthen shpinën dhe përpiqet të bëjë një sy gjumë.
Avokati, tashmë i nervozuar, i thotë, “Mirë, nëse nuk e dini përgjigjen, më paguani 5 dollarë dhe nëse unë nuk e di përgjigjen, ju paguaj 500 dollarë“.
Kjo ia tërheq vëmendjen bjondes dhe duke përfytyruar se kjo “torturë” nuk do të marrë fund nëse ajo nuk bëhet pjesë e lojës së tij, ajo pranon të luajë.
Avokati bën pyetjen e parë: “Sa larg është Toka nga Hëna?”
Bjondja nuk tha një fjalë, hapi çantën e saj, mori një kartmonedhë prej 5 dollarësh dhe ia dha atij.
– Mirë, – tha avokati, – është radha juaj për të pyetur.
Ajo e pyet avokatin: “Çfarë është ajo gjë që ngjitet në mal me tri këmbë dhe zbret me katër këmbë?”
Avokati, i hutuar, merr laptopin e tij dhe kërkon të gjitha referencat e tij – por pa përgjigje. Ai kërkon në internet dhe në bibliotekën online, por sërish pa përgjigje.
I frustruar, ai dërgon e-mail tek të gjithë miqtë dhe kolegët e tij, por gjithashtu asnjë nuk ia gjen një përgjigje.
Pas një ore, ai e zgjon bjonden, i vrenjtur dhe pa pikë dëshire ia dorëzon 500 dollarët.
– Faleminderit, – ia kthen bjondja dhe kthehet sërish në krah për të fjetur.
Avokati, i mërzitur, e zgjon dhe pyet: “Epo, cila është përgjigjja?”
Pa ia kthyer asnjë fjalë, ajo hap çantën e saj, merr një 5 dollarsh, ia jep atij dhe kthehet sërish për të fjetur.
Dhe ju menduat se të gjitha bjondet janë bjonde!
TwitterFacebookGoogle+Pinterest