Përbërsit:
1 pako pete per bakllava
4 veze
100 gr sheqer
200 gr margarin
150 gr arra
100 gr biskota te bluara
1 pluhur per pjekje
Sherbeti:
3 gote sheqer
3.5 gote uje(gota 250ml)
Udhëzimet:
Se pari pergadisim mbushjen.
Perziejme vezet em sheqerin,dhe pastaj shtojme margarienen e shkrire.
Shtojme arrat e bluara,biskotat e bluara,pluhurin per pjekje dhe perziejme mire.
Tepsine e lyejme me vaj.
Nje pete bakllavaje e sterpikim me vaj ose margarin te shkire,mbeshtjellim per hollusi dhe nxjerrim nga hollusi duke formuar keshtu nje role te rrudhosur.
Rolen e afrojme duke bere keshtu nje hark te rrumbullaket.
Vendosim rrathet ne tepsi dhe ne mes te secilit qesim nga nje luge nga mbushja.
Lyejm me margarin te shkrire,pastaj pjekim ne 180 grade per 30 minuta ose derisa te behen te kuqrremta.
Pastaj shtojme sherbetin,te cilin e perziejme vetem ujin me sheqerin derisa te shkrihet sheqeri,ose ziejme sherbetin dhe leme te ftohet teresisht.
Bakllava e nxehte sherbeti i ftohet.