Babai i saj është njeriu më i pasur Bill Gates, si jeton sot vajza më e pasur në planet

Është i ditur fakti se prindërit dhe fëmijët e pasur jetojnë në bollëk dhe pa pasur asgjë mangët. Kanë gjithë çfarë mund të dëshirojnë, gjëra firme, teknologjinë më moderne, festa dhe resorte pafund.

Për këtë arsye janë shpesh të llastuar dhe mendojnë se çdo gjë është në dispozicion të tyre. Shumë prindër janë të vetëdijshëm për pasojat e jetës luksoze për fëmijët dhe po e përballojnë seriozisht këtë problem. Mes tyre nuk bën përjashtim Bill Gates.

Ndërkohë që pasuria e themeluesit të Microsoft, vërtitet rreth 90.5 miliardë dollarë, vajza e tij është vajza më e pasur e planet.

Por Gates është i bindur se paratë duhen fituar dhe nuk duhet përfituar në kurriz të të tjerëve. Vajza e tij e madhe është Jennifer, por ajo nuk i përdor paratë e të atit, të paktën jo përtej gjërave të domosdoshme.

Po ashtu ajo nuk shihet as në evente mondane shumë shpesh. Ashpërsia e babait, nuk lejon që fëmijët nën moshën 14-vjeçare të kenë llogari në rrjetet sociale.

Momentalisht vajza e cila i ka mbushur të 18-at, ka vetëm një profil në Instagram, ku herë pas here publikon fotografi.

Jennifer është e pasionuar pas sporteve ekstreme dhe merr pjesë në gara ndërkombëtare. Vajza shihet gjithmonë shumë e thjeshtë. Njerëzit që e njohin, flasin për një vajzë shumë të thjeshtë dhe të edukuar mirë