Askush se kishte kapur kur Arjan Konomi foli në Për’Puthen për sëmundjen që i mori jetën Hueyda El Saied

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied tronditi mbaë opinionin publik. Miq, të afërm e shok shpërthyen në lot për humbjen e parakohshme të Hueydës.

Një prej tyre ka treguar kohë më parë, por pa përmendur emrin se një mikesha e tij vuante nga një sëmundje. Ka qenë pikërisht muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit kur Arjan Konomi tha:

“Një nga personat më të dashur të jetës sime, më të shtrenjtë, aktualisht është duke vuajtur në një spital evropian, në një situatë shumë të keqe prej kësaj sëmundjeje.”