Aktorja amerikane Lisa Banes ndërroi jetë moshën 65-vjeçare pasi ishte përfshirë në një përp lasje me skuter në Neë York.
Banes u bë e famshme me rolin e Marybeth Elliott, nënës së Amy në filmin me titull “Gone Girl” një trilerin psikologjik i David Fincher në vitin 2014.
Ajo gjithashtu u shfaq në filma si Cocktail dhe A Cure for Wellness.
Konfirmohet për BBC se Banes u godit nga një skuter, ndërsa ecte nëpër një vendkalim për këmbësorë në Manhattan më 4 qershor.
“Skuteri më pas u largua nga vendndodhja, duke vazhduar drejt veriut,” tha policia e Neë York në një deklaratë.
Banes lindi në Cleveland, Ohio dhe u shqua në vitet 1980 në një larmi shfaqjesh televizive dhe shfaqjeve në skenën e teatrit në Broadëay. Por ishte për rolin e saj si Marybeth Elliott, nëna e personazhit të Rosamund Pike, Amy Elliott në Gone Girl, që ajo u bë e njohur për një audiencë më të gjerë.
Filmi mori katër nominime për Globin e Artë, përfshirë aktoren më të mirë për Pike.