Këto janë pamje nga Athina. Trafiku në rrugët nacionale te dates 6 nentor duket se është rritur ndjeshëm pasi shumë athinas po largohen nga kryeqyteti për në fshatrat e tyre, pak para bllokimit për shkak të koronavirusit, që nis nesër në 06.00 të mëngjesit, deri më 30 nëntor.
Mediat greke raportojnë se nga ora 6.00 deri në orën 15.00 mëngjesin e te premtes kishin kaluar nga Elefsina dhe Afidnon 35 800 makina (5.388 -Korinthou nga Athina dhe 7,160 të tjera nga Athina – Lamia) ndërsa nje dite me pare u larguan nga të dy segmentet kombëtare 47,600. Rritja e trafikut në daljet e qytetit arrin 50%.
Policia Rrugore e Atikës e kishte parashikuar një rritje të madhe te trafikut nga qyteti ne fshar, kështu që është në gatishmëri për të lehtësuar trafikun dhe parandaluar aksidentet rrugore. Në fakt, oficerët e policisë rrugore flasin për një dalje që korrespondon me atë të peridhes se Krishtlindjes.
Që nga mesdita e dates 5, menjeher, pas njoftimeve të kryeministrit Mitsotakis, ka pasur radhë të mëdha në të gjitha llojet e dyqaneve te wyteteve te medha.