Arbana Osmani nxjerr në shitje makinën e saj luksoze dhe habit me fjalët/ Më të mirë s’keni ku të gjeni

Jemi mësuar të shohim postimet e Arbana Osmanit që zakonisht kanë të bëjnë me punën, udhëtimet dhe gatimet.

Por së fundmi, ajo ka vendosur të shesë makinën e saj, dhe ka përdorur Instagramin si hapësirë për të bërë “pazar”.

Ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku së bashku me djalin tregon për mjetin tip “BMW” që është i bukur dhe në gjendje të mirë.