Arbana Osmani cmendet nga dashuria për Eduartin/ Poston foton dhe shkruan: Dritë dielli ti…

Arbana Osmani vijon udhëtimet në Greqi, bashkë me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj. Shumë aktive në rrjetet sociale me postimet e saj, moderatorja nuk harron ti dedikojë mesazhe dashurie partnerit të saj.

Këtë herë, duke publikuar një story, me foton e Eduardit, Arbana shkruan “Dritë Dielli”.

Ky padyshim është një nga komplimentet më të bukura që mund të marrë dikush. Kujtojmë se djali i tyre quhet Diell.