Altin Goxhaj ben paralajmërimin e forte: Ja cfare do ndodhi jemi pranë një ….

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka thene se:“Jemi afër një karantine të dytë.

Jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë.

Mjafton të futeni në internet dhe të shkruani “The great reset”. Pasi mundën Trumpin këto kanë nxjerrë fytyrën dhe kanë filluar “Rinisja nga 0” që këto i kanë vënë sloganin që quhet ju nuk do të keni asgjë, por do të jeni të lumtur.

Pandemia është vendosje e kontrollit total të njeriut. Është diçka për gjithë botën dhe jo vetëm këtu. Rama dhe Basha janë duke luajtur që të hutojnë njerëzit dhe vaksina nuk është më diskutimi siç na erdhi dhe përgjigja zyrtare.

Plani i Bashës dhe Ramës është që të ikin 1 milion shqiptarë dhe të vijnë 1 milion afrikanë. 1 miliard njerëz do të lëvizin nga vendet e zhvilluara drejt vendeve të pasura. 1 miliard njerëz do të zhvendosen drejt perëndimit. Në nuk do të na vijnë 1 miliard por 1 milion.

Këta kanë ndërruar një legjislacion sesi do të vijnë 1 milion njerëz. Plani i tyre ka piketuar vendet më të varfëra në botë.

I ndikon që ta shohin Shqipërinë si një vend të mirë për të jetuar. Ekzistojnë video që u thonë afrikanëve hajdeni në Shqipëri. Shtetrrethimi do të jetë një stil i ri i jetës sonë.

Tani është hapur debati për vaksinën me detyrim. Një vaksinë e cila nuk testohet për 10 vite, nuk ka garanci.

Ata që e kanë prodhuar kanë marrë garanci juridike se nuk mbajnë përgjegjësi.

Vaksina e detyruar konsiderohet dhunuese.”