Alketa Vejsiu ik përfundimisht nga Shqipëria/ Ja ku do të jetojë tani…

Moderatorja shumë e dashur për publikun Alketa Vejsiu ndodhet prej ditësh larg Shqipërisë. Ajo është në Londër, ku po mendon dhe të zhvendoset.

Alketa ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale dhe një prej tyre i ka shkruar “Projektet janë rrugës! A po zhvendosesh në Londër me familjen tënde? Keni një kohë të gjatë këtu”.

Moderatorja nuk ka hezituar të japë një përgjigje, duke treguar dhe se çfarë e lidh me Londrën. Ajo ka treguar se po punon atje për sezonin e ri televiziv, ndërsa vajza e saj po kryen studimet.