Alfred Cako ja plas serisht dhe bën lëmsh te gjithe: Ja kush fshihet pas fitores së Ramës

Kospiracionisti Alfred Cako ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit ku u shpreh se kryeministri Edi Rama fitoi sepse kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe se gjithçka lidhet me pandeminë COVID.

Në një intervistë për Top Channel ai shtoi se favori I fitores së kryeministrit ishte përpikshmëria që zbatoi në pandemi ku shtoi se kryetarja e LSI-së nuk kishte guxim ti dalë kundër plandemisë.

“Pse qeveria i caktoi zgjedhjet një ditë para ardhjes së trupave të NATOS? Arsyeja është se faktori ndërkombëtar mbështeti manipulimet e qeverisë. Asnjë qeveri nuk i humb zgjedhjet nëse ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Edhe Rama ka pasur mbështetjen e tyre. Se këtë herë nuk u votua për PD e PS, por u votua për pro plandemisë ose kundra saj.

Rama e zbatoi axhendën e ndërkombëtarëve pikë për pikë, i futi njerëzit brenda në shtëpi, mbylli shkollat, i mbyti në gjoba. Ndërsa Berisha si skuth i vogël, që nuk ja mban as të dalë kundër, por as të dalë pro. Bashkë me Monikën që nuk ka guxim të dalë kundër plandemisë, kjo është arsyeja madhore pse u zgjodh sërish Rama,” tha Cako.