Botuesi dhe konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Sipas tij, zgjedhjet janë të manipuluara me lejen e ndërkombëtarëve nga Baton Haxhiu.
Më tej, ai shpjegon edhe se si është bërë manipulimi. Sipas Çakos, detyra parësore e Bashës është që të mos njohë këto zgjedhje të manipuluara.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet jane manipuluar me lejen e nderkombetareve nga Ballaban Pasha dhe Baton Haxhiu.
Si eshte bere manipulimi? Me disa metoda por me e reja eshte ajo me patronazhistet qe kane organizuar, ndihmuar e kontribuar per tu hedhur rreth 200 mije vota te njerezve fiktive, ndoshta te vdekur ose te shtuar tek baza e te dhenave me 6-7 karta identiteti me emra te rreme ose te vdekurish me fytyrën e tyre ne 6-7 qendra te ndryshme votimi ne qendrat e medha urbane me sensitive te programuara nga Baton Haxhiu per te rembyer 7-8 mandate me teper. Gjithashtu, me pagesa e terror jane mbajtur demokratet ne shtepi ose elektorati gri ka votuar per Ballaban Pashen.
Postulati baze ne cdo zgjedhje eshte se: Asnje qeveri ne vendet me sistem pluripartiak nuk mund ti humbase zgjedhjet nese ajo ka mbeshtetjen e Elites!
Opozita nuk e ka kete mbeshtetje.
Detyra e Bashes paresore eshte te mos njohe keto palo zgjedhje te manipuluara nga cakejte e Qeverise.