Ajka feston 3-vjetorin/ Ja festa përrallore që i kanë bërë Xhensila dhe Besi në Paris: Cdo fëmijë e ëndërron këtë ditë

Ajka ka festuar 3-vjetorin e lindjes e me këtë rast mami Xhensila e babi Besi e kanë surprizuar me një udhëtim në Disneyland, Paris, vendin që shumë fëmijë ëndërrojnë ta vizitojnë.

Pas vizitës në Disneyland, Ajka është surprizuar me një festë në lokal, ku i është kënduar kënga e ditëlindjes e në videon e publikuar nga Xhensila shihet një grup që afrohet me një tortë në dorë ndërsa Ajka buzëqesh e lumtur.

“Ajka ti je masa e gjithçkaje… Gëzuar gëzimi i syve tanë”, shkruan Xhensila.