Agron Llakaj në zi/ Shuhet njeriu i shtrenjtë për të, aktori përlot me fjalët: Kam mall për ty,

Është ndarë nga jeta ditën e sotme poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka,shkak u bë një sëmundje

Të shumtë ishin miq e kolegë të poetit që kanë shprehur dhimbjen dhe trishtimin për ndarjen nga jeta të poetit dhe kineastit Petrit Ruka në rrjetet sociale, një prej tyre ka qenë edhe Agron Llaka, i cili ka bërë një dedikim të ndjerë në Instagram.

Postimi:

“Petrit Ruka, poeti i madh dhe mik i shtrenjtë, sot na la! Ne këtë mëngjes, nuk e gjej dot fjalën për Ty Petja …,

Ikja jote është e rëndë dhe ta merr frymën…,s’doja ta besoja, kërkova që thjesht të jetë një lajm ëndrrash…,dhe të zgjohesha me shijen e një gjumi të keq. Gjithmonë kam shpresuar se ne betejën me sëmundjen,

Ti do triumfoje…,dhe do të ritakoheshim sërish në një kafe miqsh me shumë mall! Petja! Dashnor i fjalës se gdhendur në vargje, poeti i shpirtit të trazuar, skenaristit ne filma e dokumentare por dhe i zërit të veçantë dhe burimor, i zërit që të mbërthen dhe nuk e kupton dot figurën që shfaqet, pa shoqërinë e zërit tënd. Petja! O Mik i mirë dhe i mençur, o tepelenasi me botë sa një botë….,ike sot ,dhe na le një mal trishtimi në shpirt. Petja i dashur, të kam në sy ashtu siç vetëm Ti ishe…, edhe ere, edhe ujëvarë, dallge e trazuar, melodi shpirti e derdhur në varg, një Mik i shtrenjtë, një Mik i rrallë! Malli për Ty, një lot i mbetur në sy. Lamtumirë Petja!