Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Selvije Jao, e fejuara e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.
Ajo tregoi se ka agjëruar prej vitesh, por ky vit ishte më i veçantë pasi mbajti Ramazan për herë të parë në shtëpinë e Shpatit.
“Ka qenë pak më e vështirë, sepse është viti i parë që agjëroj larg familjes”, u shpreh ajo.
E pyetur nga Bieta se për kë kanë shkuar lutjet e saj në këtë muaj të shenjtë, Selvija nuk ngurroi të jepte një përgjigje të sinqertë.
“Unë jam e përgjithshme në lutje, bëj lutje për të gjithë ata që dua. Por lutjen që të kemi fëmijë, e kam atë lutjen më primare, nëse do Zoti”, u shpreh Jao.
Sa i përket dhuratës që i bëri Shpatit për ditëlindje pak ditë më parë, Selvija tregoi se është një njeri modest dhe dashuria e saj ndaj tij mjafton.