Ambasada Italiane ka thene se udhëtimet Shqipëri – Itali dhe anasjelltas lejohen vetëm për arsye të përcaktuara, si: arsye pune, shëndetësore apo studimi, urgjence absolute, kthim në banesë apo vendbanim. Nuk lejohen, pra, udhëtimet për turizëm ndaj duhet te jeni te kujdesshem.
Ata thone se:“Lejohet gjithmonë kthimi, në Itali nga Shqipëria, i shtetasve italianë/BE/Shengen dhe i familjarëve të tyre, si edhe i shtetasve të pajisur me leje të rregullt qëndrimi e familjarëve të tyre. Në momentin e kthimit në Itali, shtetasi duhet të vetë-karantinohet si edhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësojë një vetëdeklarim në të cilin të paraqesë arsyen e cila e lejon të kthehet në Itali dhe të arrijë në vendmbërritjen e tij përfundimtare në Itali vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të këtij të fundit)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Janë parashikuar gjithashtu disa përjashtime nga detyrimi për t’u karantinuar, me kushtin që të mos shfaqen shenja të Covid-19 dhe që shtetasi të mos ketë qëndruar apo kaluar tranzit në disa shtete të renditura në njoftim.
Ndaj jini te kujdeshem para se te niseni.