Home TE NDRYSHME “A tu jap një lajm të mirë per te gjithe?! Brace jep...

“A tu jap një lajm të mirë per te gjithe?! Brace jep lajmin shume te mirë nga urgjenca e spitalit të Fierit

406
0

Nje lajm i mire vjen nga zv.Erion Brace nga spitali i Fierit.

Ai ka shkruan ne rrjetet sociale se asnjë mjek, infermier apo sanitar sipas tij, nuk ka dalë pozitiv nga koronavirusi dhe ky eshte nje lajm i mire.

Ai shkruan:“A tu jap një lajm të mirë?! Të 21 mjekët, infermierët dhe sanitarët e Urgjencës dhe Patologjisë në spitalin e Fierit,pas testit të tamponit, dolën negativë. Lajmi më i rendesishëm dhe natyrisht më i gezuari që kam marrë prej së premtes që kaloi. I gëzuar për ta, një për një, tashmë i qetë edhe për Fierin”, shkruan Braçe.

Perseri ai shkruan se:“Spitali është i pastër për çdo qytetar që kërkon ndihmë dhe kurim aty. 21 mjekët, infermierët e sanitaret, ranë në kontakt për tre ditë me radhë me një grua të ardhur nga Italia, e cila, gënjeu tre ditë me radhë dhe u zbulua nga policia. Ajo infektoi edhe bashkëshortin e saj. Ka një arsye përse dolën negativë mjekë, infermierë e sanitarë. Disiplina në urgjencë e në pavion, veshje, maskë e doreza çdo minutë e me çdo të sëmurë, higjenë e pastërti. Një bravo shumë e madhe për secilin një bravo edhe për drejtoreshën e Spitalit Rajonal Fier”

Shpresojme qe do behet me mire dhe shpresojme ta largojme kete virus.