Home TE NDRYSHME A po zhduket virusi ne Shqiperi? Ja sa raste u regjistruan ne...

A po zhduket virusi ne Shqiperi? Ja sa raste u regjistruan ne 24 oret e fundit ne vendin tone, njoftimi rendesishem i ministrise

185
0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit.

Përgjatë 24 orëve janë kryer 1444 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 30 raste të reja, ndërsa janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë.

Fatkeqësisht nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me sëmundjen 4 pacientë të prekur me Covid-19.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1444 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qyetetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 Maj 2021)

Raste të reja ditore 30

Të shëruar në 24 orë 952

Të shtruar në spitale 99

TwitterFacebookGoogle+Pinterest