Ne rrjete sociale midis qytetaresh te ndryshem ka qarkulluar se fundmi nje shkrese ku thuhet se ministrja e Shendetesise Manastirliu ka nenshkruar ne 15 tetor nje Akt normativ per shkollat.
Permbajtjen e shkreses e gjejme te bashkanjgitur me poshte. Kjo shkrese me gjasa si zyrtare njofton se me 2 nentor 2020 do te mbyllen te gjitha institucionet arsimore shteterore dhe publike po ashtu perreth 3 muaj dhe kjo pershkak te rritjes se te prekurve nga SarcCov2.
Skresa citon kerkesen e komitetit Teknik te Eksperteve dhe shoqerohet me nenshkrimin e urdhrit nga Ogerta Manastirliu.
Meegjithese ajo dukshem dallohet se eshte e rreme apo e montuar, shume qytetare jane vene ne dileme keto 3 ditet e fundit ne lidhje me vertetesine e ketij lajmi,
Në këto kushte u kërkua një informacion zyrtar dhe keshtu burime zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se kjo shkresë nuk është e vërtetë dhe gjithashtu përgënjeshtruan qe shkresa të jetë nënshkruar një vendim i tillë për mbylljen e shkollave. Ndaj perfundimisht dokumenti është fals.
Gjithsesi Ministria e Shëndetësisë ashtu si dhe Kryeministri një ditë më parë, kane deklaruar nuk përjashtojnë një mbyllje të re në periudhën në vazhdim, nëse do të kemi mospërballim të të shtruarve në spitalet Covid ose shtim te madh te rasteve te reja.
Për këtë arsye, 17 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë, aktualisht po i nënshtrohen një procedure të përgatitjes së mësimeve online.