A janë bashkuar Nora dhe Robert Berisha? Ky është detaji që i futi të gjithë në dyshime

Nora Istrefi dhe Robert Berisha para dy vitesh i dhanë fund martesës së tyre pasi patën disa mosmarrëveshje në çift.

Megjithatë, që nga ajo ditë ata kanë ruajtur mrrëdhënien e tyre të konsoliduar vetëm për shkak të vajzës, Rene. Megjithatë, së fundmi dy këngëtarët janë parë nën shqërinë e njëri-tjetrit duke çuar në dyshime se ato janë sërish bashkë.

Në pamjet e siguruara nga “Prive”, Nora dhe Roberti shihen në aeroport së bashku me vajzën e tyre, Renee, si dhe me nënën e këngëtares, Suzanën.

Ata kanë udhëtuar së bashku për të kaluar disa ditë pushimi. Javën e kaluar, dyshja janë fotografuar sërish bashkë teksa performonin në një lokal nate në Prizren.

Si Nora, ashtu dhe Roberti, shpëndanë në rrjete sociale një poster ku shiheshin pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që miq të çiftit janë të bindur se ata po përpiqen të rindërtojnë martesën e tyre përsëri.