Antonela Berishaj trazoi ujërat në Përputhen që me hyrjen e saj. Ajo shprehu hapur pA ëlqimin e saj për Mevlanin edhe pse ai kishte realizuar disa takime me Ledjanën madje kishte shprehur edhe pëlqimin ndaj saj. Sipas Ledjanës, Antonela është një nga shkaqet e ndarjes nga Mevlani pas daljes nga Përputhen.
Ajo është shprehur në intervistën e dhënë pak kohë më parë se nuk i pëlqente aspak që ai dilte dhe fliste me Antonelën duke qenë se ishin bashkë. Ndërkohë nga ana tjetër nuk munguan dyshimet se Antonela dhe Mevlani mund të ishin në një lidhje pasi pas ndarjes u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Së fundmi, Mevlani ka vendosur tu japë fund dyshimeve. Në nëj intervistë 60 sekondëshe për Prive, Mevlani ka sqaruar të vërtetën duke u shprehur se nuk e sheh dot më shumë se sa një shoqe Antonelën.