A është bërë pishman që i ka bërë këngë Ledjanës/ Ja si përgjigjet Mevlani

Ledjana dhe Mevlani vijojnë të komentohen ende nga publiku.

Ata nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.

Së fundmi, ish-konkurrenti ka zhvilluar një intervistë 60 sekondëshe për “Prive” ku s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve për Ledjanën.

A është penduar për këngën që i ka dedikuar asaj gjatë kohës së njohjes së tyre në emision?

“S’mund të them që jam penduar”- u shpreh Mevlani.