Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj teksa thotë se ka një ulje të shtrimeve në spitalet Covid dhe e quan këtë nje sinjal pozitiv per situaten e veshtire qe eshte krijuar, shprehet se ekspertët s’mund të rre zikojnë duke propozuar lehtësime masash kufizuese.
S’mund të flasim për lehtësim masash. Në Shqipëri ka një stabilitet të situatës. Ende nuk ka një vendim për masa të reja. Mendoj se nuk do të ketë masa të reja, tha Brataj.
I pyetur se si ka mundësi që humbin jeten bluzat e bardha nga koronavirusi, Brataj tha:
Edhe ne jemi njerëz në radhë të parë, unë u së mura i pari nëse ju kujtohet, ajo periudhë ishte shumë më e tme rrshme se në këto momente.
Duke qenë cdo ditë në betejë dhe ne nuk jemi me mburoja jemi njerëz humanë, e ajo ka pastaj të bëjë me gjëra të tjera, s’ka fjalë të shpreh për kolegët që kanë humbur jetën në këtë betejë.
Drini është i fundit, një njeri i përkushtuar profesionist nga më të mirët që kishim, s’ka fjalë se cfarë të shpreh, e të thuash edhe ne nuk jemi të paprekshëm e virusi sulmon nga njeriu te njeriu e ne kemi punë me njerëz. Një pakujdesi e vogël pastaj në bazë të shtamit që na infekton. Përulje e mirënjohje kolegëve.