A do të mbyllemi pas 2 javësh? Ja lajmi i mire qe jep Brataj sqaron njëherë e mirë

Komuniteti Teknik i Ekspertëve, deklaroi sot (datë: 02.12.2020) se do të mbeten në fuqi masat e deritanishme, por që mund të ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike në vend ndaj duhet te jemi te kujdesshem.

Brataj theksoi se mbyllja e lokaleve e restoranteve në orët e vona të natës ka prodhuar efikasitet. dhe ulje te te infektuarve.

Ai tha se:“Sot ishin tre masa nga kufizimi i orarit dhe kontrolli i shkollave, duke parë që me uljen e temperaturave, durimi na është sosur disi më shumë. E kemi marrë si objekt të mbrohemi nga gjoba, jo nga virusi. Maska të mbron, ka treguar më së miri që ka ulur përhapjen e infeksionit. Kufizimi i maskave, duke ditur që lokalet e natës ishin një vatër shumë e madhe e transmetimit të virusit, në këto javë funksionoi. Nuk doli ai numër i madh të infektuarish siç pritej për t’u ashpërsuar më shumë masat. (Brataj i përgjigjet pyetjes për një karantinë gjatë fundjavave). Ne si ekspertë flasim lirshëm. Unë tregova kush janë masat e lehta, të mesme dhe të ashpra. Unë përmenda që një mbyllje disajavore do të mbyllte më shumë, por nuk thashë që do të merret kjo masë.