A do të mbyllemi gjate fundvitit? Zv-ministrja Mira Rakacolli jep pergjigjen qe nuk pritej

Duke qenë se pushimet po afrojne, shumë vende të Bashkimit Europian kanë ashpërsuar masat anti Covid-19 në mënyrë që të mos ketë shpërthim të infektimeve.

SHqiptaret janë të interesuar nëse do të ketë një mbyllje gjatë pushimeve, ndaj dhe kërkojnë përgjigje.

Pyetjes nëse edhe Shqipëria do i ashpërsojë masat, Mira Rakacolli nuk i ka dhënë një përgjgije të qartë, por la të kuptohet se nëse vijojmë me këto ritme, ekziston mundësia.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se grupi i eskpertëve po e monitoron situatën me shumë vemëndje para se të marrë një vendim.

Rakacolli: Grupi i ekspertëve po e monitoron situatën në vazhdimësi. Atualisht kemi një rënie të numrit të infektimeve në rast se e krahasojmë me para një jave. Por disa masa që janë të ditura tashmë duhet të respektohen. Po monitorojmë situatën dhe do vendosim.