A do te futet opozita ne parlament, ja cfare thote Salianji: Vendimi final i opozites..

Deputeti i ardhshëm i parlamentit të Shqipërisë, i zgjedhur ne qarkun e Korces, Ervin Salianji ka folur dje në “Open” për veprimet që do të ndërmarrë opozita pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Veprimet që do të jenë në rrugë ligjore vijnë pasi PD rezultatin e zgjedhjeve e cilëson si “masakër zgjedhore”.

Drejtuesi politik i PD në Korçë gjatë fushatës elektorale, theksoi se do të merren me procese ligjore ndaj nuk dihet ende se çfarë vendimi final do të marrë opozita.

Salianji: Ne do e ankimojmë nga pikëpamja ligjore. Do ankimojmë në të gjitha instancat, në KQZ, në KAS, në Kolegj Zgjedhor pastaj duke marrë të gjithë pjesën e dokumentacionit, të pamjeve filmike, të gjitha procesit. Ne do bëjmë gjithçka nga pikëpamja ligjore dhe nëse nuk funksionon, pa diskutim që do marrim vendime hap pas hapi. Jemi akoma pa përfunduar procesin, ju thoni çfarë do bëjë opozita.