A do ta prezantojë ajo Big Brother/ Ja si përgjigjet Arbana Osmani

Media të ndryshme kanë lakuar emra të ndryshëm, por së fundmi “Panorama” ka raportuar se drejtimi i “Big Brother VIP” i është besuar Luana Vjollcës.

Para pak ditësh Luana u shfaq në rrjete sociale me trashëgimtaren e “Top Channel”, Lori Hoxha, si për të treguar se një projekt i madh do të vijë së shpejti. Po ashtu para pak kohësh, Vjollca publikoi një foto të saj ku shkroi “Luana po të vëzhgon” (si motoja e spektaklit të famshëm) dhe kjo mund të ketë qenë një shenjë se ajo do të marrë timonin e “Big Brother VIP”.

Megjithatë deri më sot nuk kemi pasur ndonjë reagim nga dy moderatoret. Megjithatë Arbana nuk i ka shpëtuar kuriozitetit të fansave në lidhje me këtë çështje dhe gjatë një interviste virtuale dikush e ka pyetur:

“A je ti prezantuesja e Big Brother VIP na trego të lutem?”.

Arbana nuk ka dhënë asnjë lloj detaji, duke u përgjigjur:

“Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”.