Ja cfare thote Ministrja e Arsimit, Besa Shahini:”Të gjithë nxënësit do ta mbyllin vitin shkollor nëse duan. Nëse nxënësit duan ta përsërisin vitin shkollor apo duan ta bëjnë maturën vitin tjetër, do ta kenë këtë mundësi pa u penalizuar,” tha Shahini. “Pra do të jetë një vendim që e marrin familjet duke parë dhe situatën sa kanë arritur të nxënë fëmijët e tyre, ku duan të studiojnë. Mund ta marrin këtë vendim që të mbesin për vitin tjetër, ta përsërisin dhe një herë vitin pa u penalizuar, pa shkruar në dëftesa apo diplomë që janë përsëritës.”
Ajo thote se:“Duam që maturantët që kanë dëshirë të studiojnë jashtë të aplikonë në kohë, pra kjo do të thotë që provimet duhet të mbyllen brenda qershorit. Këto nuk janë vendime të marra, por skenarë që po diskutohen dhe po ndryshoja nga dita ditës duke shtuar elemente të reja. Po shohim edhe modelet përreth nesh në mënyrë që t’i aplikojmë në vendin tonë. Provimi i maturës do të jetë më i lehtë këtë vit. Nuk do të përfshiehn leksionet që janë marrë nga shtëpia,” përfundoi Shahini.
Ndaj qe ky vit shkollor eshte ndryshe nga vitet e tjera.