A do rikthehen ditët me diell, meteorologia: Ja cfare na pret javen tjetër..

Java tjetër do jetë premtuese për pushuesit pasi do të ketë një rikthim të motit të me diell dhe temperaturave të qëndrueshme deri ne 37 gradë celsius.

“Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara. Pritet që dita e premte të sjellë përmirësim të situatës, pasi reshjet do të jenë të fokusuara pas mesditës dhe në zonat malore të territorit e pjesërisht në jug. ndërsa bregdeti do të jenë të favorizuara dhe do të kenë një mot me diell gjatë ditës së premte.

E shtuna vazhdon me të njëjtat kushte, por nga dita e dielë do të ketë kryesisht me diell krahasuar me ditën e djeshme dhe ditën e sotme pasi ehe sot maksimumi është jo më shumë se 33 gradë celsius. Nga dita e nesërme e në vijim do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave duke arritur deri në 37 gradë celsius”, tha Bani.