A do largohet Portokallia nga Top Channel? Lajmi i bujshëm që “shkundi” mediat, flet për herë të parë regjisori Altin Basha

Dita e diele eshte e bukur sepse njerezit jane pushim se dhe ajo qe ta ben diten me te bukur eshte Portokallia.

Gjithmon e diela eshte e bukur ku ka Portokalli.

Por prej disa kohësh qarkullon lajmi i largimit të emisionit të humorit “Portokalli” nga televizioni Top-Channel.Por kjo gje nuk eshte e vertete.Dhe jane lajme qe i publikojne ata qe jane larguar nga ky emision pasi nuk mund te rrinin dot aty.

Regjisori i njohur, Altin Basha, i cili prej 17 vitesh përgatit “Portokallinë” flet per here te pare per kete gje.

Ai thote se:”Ka hedhur poshtë zërat e një lëvizje të mundshme nga Top-Channel. Ai thekson se ofertat nga televizionet e ndryshme nuk kanë munguar, madje ato janë të përvitshme. Por ai ka sqaruar se aktualisht, trupa e “Portokallisë” është në punë dhe po përgatitet bashkë me aktorët në skenë. Zërat sipas Altin Bashës kanë nisur pas një interviste që ka dhënë në AbcNews, dhe ku është parë në parkingun e këtij televizioni.

“Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në ABCNews për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me ABCNews për shkak të thashethemeve që janë përhapur”, tha Basha.