Nje bisede me Dr. Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe.
Doktoreshë, çfare duhet të dijë një femer para se të ngelet shtatzënë?
Para se të mendoje per nje shtatzëni është shumë e rëndësishme që cdo grua të bëjë disa kontrolle dhe ekzaminime për të parë si është sistemi riprodhues dhe a ka ndonje infeksion apo eshte gati për të nisur një shtatzëni.
Nëse shohim qe cdo gje eshte ok, atehere gruaja duhet te filloje nje trajtim me acid folik te pakten tre muaj para se ajo të mbetet shtatzënë, kështu që të përgatitet edhe endometri për bebin e ardhshëm.
Sa vizita te tilla gjinekologjike duhet të kryejë një femër gjatë periudhes se shtatzënisë?
Duke u bazuar tek rregullat e OBSH-së, një femër që do behet nënë për herë të parë duhet të kryejë 10 vizita, ndërsa një femër që ka pasur lindje te tjera, duhet të kryejë 7 vizita. Kurse ato që kanë kaluar ngjarje te pakendshme dhe nderprerje shtatezanie, ato duhet te kene me shume kujdes pasi ‘e kanë si të thuash derën gjithmonë të hapur’.
Ndersa persa i takon peshes qe mund te fitosh gjate shtatezanise kjo nuk eshte fikse por mendohet duke u bazuar tek OBSH-ja qe asnjera s`duhet te kaloje 18 kg gjate shtatezanise.