A dëshiron të ngelesh shtatzënë? Ja çfarë duhet të dini!

Nje bisede me Dr. Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe.

Doktoreshë, çfare duhet të dijë një femer para se të ngelet shtatzënë?

Para se të mendoje per nje shtatzëni është shumë e rëndësishme që cdo grua të bëjë disa kontrolle dhe ekzaminime për të parë si është sistemi riprodhues dhe a ka ndonje infeksion apo eshte gati për të nisur një shtatzëni.

Nëse shohim qe cdo gje eshte ok, atehere gruaja duhet te filloje nje trajtim me acid folik te pakten tre muaj para se ajo të mbetet shtatzënë, kështu që të përgatitet edhe endometri për bebin e ardhshëm.

Sa vizita te tilla gjinekologjike duhet të kryejë një femër gjatë periudhes se shtatzënisë?

Duke u bazuar tek rregullat e OBSH-së, një femër që do behet nënë për herë të parë duhet të kryejë 10 vizita, ndërsa një femër që ka pasur lindje te tjera, duhet të kryejë 7 vizita. Kurse ato që kanë kaluar ngjarje te pakendshme dhe nderprerje shtatezanie, ato duhet te kene me shume kujdes pasi ‘e kanë si të thuash derën gjithmonë të hapur’.

Ndersa persa i takon peshes qe mund te fitosh gjate shtatezanise kjo nuk eshte fikse por mendohet duke u bazuar tek OBSH-ja qe asnjera s`duhet te kaloje 18 kg gjate shtatezanise.

Ne duam te ndalemi pak tek trashëgimia patologjike dhe arsyeja përse pyetet pikërisht për familjen e babait, e jo të nënës?

Duhet ditur qe pyetet gjithmonë për familjen e babait sepse ato janë të trashëgueshëm, nga nëna nuk trashëgohen sëmundje dhe ato që kanë më tepër prirje janë diabeti, hipetensioni, alergjitë, deformimet, barra binjake, etj.

Nëse nga ana e babait na rezulton dicka e tille ne do te ndjekim këtë grua. Që do të thotë: nëse një grua gjatë shtatzënisë së saj e bën vetëm dy herë testin e glicemisë, kjo grua do ta bëjë më shpesh, dhe nuk do ta bëjë testin e glicemisë vetëm esëll, por do ta bëjë edhe pas ushqimit, pra shtojmë ekzaminimet që të gjykojmë me pas nëse kjo femër është mirë.

A mund te na jepni një këshillë për gratë që duan të bëhen nëna?

Çdo grua para se të ngelet shtatzënë duhet të bëjë një konsultë me mjekun gjinekolog edhe atëherë kur nuk kanë asnjë problem, të mos hezitojnë për t’u paraqitur, të bëjnë një strishë vaginale, të bëjnë një analizë gjaku dhe urine, madje dhe një eko. Kjo sdepse problemet mund ti hasim me vone gjateperiudhes se shtatezanise dhe do na veshtiresonin tetgjithe kete periudhe kaq te bukur.

Ju urojme gjithe te mira per te gjitha grate.

Emri: Lindita Myzyri

Specialiteti: Obstetër-Gjinekologji

Lindita MyzyriTel: 069 20 51 921

E-mail: [email protected]

Biografia

Dr. Lindita Myzyri punon si mjeke gjinekologe, pranë konsultorit të gruas në Qendrën Shëndetësore Nr.3 në Tiranë.

Specializimin për Obstetër-Gjinekologji e ka kryer në Greqi, ndërkohë që tashmë numëron rreth 30 vjet eksperiecë në punë e saj.

Më parë ka punuar në Vlorë dhe Himarë.