Më poshtë do të lexoni fillimisht historinë të shpjeguar nga vetë Vanessa në një intervistë:
“12 dhjetor ishte e mërkurë dhe megjithëse unë dhe bashkëshorti im e dinim se diçka po ndodhte, asnjëri prej nesh nuk e kishte parashikuar që jeta jonë nuk do të ishte kurrë e njëjtë.
Të dielën e shkuar, 9 dhjetor, ishte një ditë dimri në Kaliforninë Jugore. Kohë gri dhe pak e ftohtë, thjesht një tjetër pasdite relaksuese që do të përfundonte me një surprizë.
Rreth orës tre të pasdites, filloi të më dhimbte shpina. Një ditë më parë, kishim shkuar në një qendër tregtare për Krishtlindje për t’u çlodhur, për të shijuar dritat dhe muzikën. Kur jeni mësuar me dimrin e një vendi të ngrohtë si Kalifornia ndonjëherë ju kap nostalgjia për krishtlindjen e vërtetë.
Këtë rrugë e bëmë me biçikletë, kjo nënkuptonte një udhëtim prej njëzet miljesh. Të dielën, ne supozuam se dhimbja gjithnjë e më e padurueshme e shpinës duhet të ishte prej udhëtimit tonë. Dhe kjo do të thoshte se dalja për darkë nuk do të ishte një opsion. Atë natë dhimbja u përkeqësua. Ndërsa nata vazhdoi, dhimbja në shpinë u rrit.
Çfarë po ndodh?
Gjatë gjithë natës dhimbja ishte kthyer në spazma të vazhdueshme. Çdo disa minuta ajo kthehej në një shtrëngim të përafërt të muskujve të pjesës së poshtme të shpinës; shtrëngoja dhëmbët dhe mbaja frymën në përpjekje për të kapërcyer dhimbjen derisa më në fund, muskujt u relaksuan përsëri.
Nuk pushova as një orë atë natë. Sa herë që ndihesha sërish rehat, një tjetër spazmë fillonte. Kisha shpresuar se këto ishin spazma të vogla të shpinës që do të iknin, por edhe ditën tjetër, dhimbja sistematike e shpinës vazhdoi.
Më pas mora disa masa ekstreme si nxehtësia dhe dushe të nxehta për të lehtësuar dhimbjen. Por ditët në vazhdim dhimbjet filluar sërish. Natën e së martës së 11 dhjetorit, dhimbja kishte bërë të kundërtën e zbutjes. Drita në fund të tunelit që këto spazma të shpinës po largoheshin ishte zhdukur dhe pranova se nuk kishte asgjë normale për atë që po ndodhte. Dhe në shaka e sipër i thash bashkëshortit: “Nëse lindja është diçka e tillë, ne do të birësojmë”.
Jo se kishim konsideruar vërtet fëmijë në këtë pikë në martesën tonë të shkurtër një vit e gjysmë, kjo ishte diçka që supozonim se do të ndodhte disa vite më tej në të ardhmen tonë. Dhe, gjithsesi, mendimi për të pasur një diskutim mbi rritjen e fëmijëve ishte gjëja e fundit që na shkonte në mendje.
Kishim çështje në dukje më të mëdha për të trajtuar.
Në orën shtatë e tridhjetë të mëngjesit të së mërkurës, nuk mund të duroja më. Një natë më parë, shoku ynë Bryce ishte me ne dhe, në mes të bisedave, ai na siguroi se, në çdo kohë të natës ose të ditës, mund t’i thonim për të shkuar në spital. Duke qenë se nuk kishim një makinë, fjalët e Bryce ishin siguria e vetme.
Hyra duke qarë në makinë dhe me dhimbje të mëdha. Menjëherë, mjekët e kuptuan se ishte ugjente.
Mjeku filloi të bëntë një sërë pyetjesh në një përpjekje për të diagnostikuar siç duhet situatën. Por unë isha në gjendje vetëm të tundja kokën. Mjeku urdhëroi analizat e gjakut dhe urinës dhe u largua, duke shpresuar se kjo do t’i jepte atij më shumë përgjigje.
Më pas erdhi infermierja dhe na informoi se mund të ketë nevojë të bëjë një radiografi.
Atëherë i thash asaj: “Por ne duhet të presim që rezultatet e analizave të gjakut të dalin, sepse nuk mund të bëj një radiografi në rast se mund të jem shtatzënë”. Më pas, sapo infermierja u largua, u ktheva nga bashkëshorti dhe i thashë : “Mendoj se jam shtatzënë”.
Dhe pastaj doktori hyri brenda dhe para se të thoshte diçka,unë ngrita sytë dhe bërtita: “Unë jam shtatzënë apo jo?” Dhe në fakt isha shtatzënë.
Më pas doktori thotë:
“Zonjë, jo vetëm që jeni shtatzënë. Ju jeni shtatzënë në muajin e nëntë. Ujërat sapo plasën dhe duhet të futeni në sallën e lindjes”.
Vanessa kishte dy ditë e gjysmë me dhimbjet para momentit të lindjes prandaj kishte dhe ato dhimbje të mëdha. Në jetë erdhi një fëmijë shumë i shëndetshëm të cilin Vanesa dhe bashkëshorti i saj e quajtën London.
Ajo mbajti një fëmijë brenda trupit të saj për nëntë muaj dhe duke mos u dukur aspak. Mjafton të shihni fotografitë më poshtë, kur ajo ishte ajo në muajin e 4 shtatzënë.
9 mujashe shtatzënë pa e ditur; Historia tronditëse e
Kjo është në muajin e tetë shtatzënë.
9 mujashe shtatzënë pa e ditur; Historia tronditëse e
Dhe kjo është 5 ditë pas lindjes.
9 mujashe shtatzënë pa e ditur; Historia tronditëse e
Pesha e saj kur u shtrua në spital ishte dy kilogramë më shumë se ajo që peshonte kur ne jetonim në Ohajo. Ndërsa përsa i përket menstruacioneve ajo ka përdoru kontraceptivë dhe shpesh ka patur probleme me to prandaj dhe ka qenë e pakuptueshme.
Por pse nuk iu shfaq barku? Shpjegimi është se Vanessa kishte një “placentë të pasme”. Kjo shpjegon dhe dhimbjen e shpinës dhe kontraktimet në atë anë të trupit. Sepse foshnja po mbahej në pjesën e pasme të saj në shpinë.
Më poshtë mund të shihni jetën e Vanessës tani që është mami i 3 fëmijëve!