8 karakteristikat e mamave të rrepta që ndikojnë pozitivisht në të ardhmen e fëmijëve të tyre

“Ti je mami më e keqe!” Ka shumë fëmijë që ankohen se nënat e tyre janë shumë të rrepta dhe nuk i lejojnë të bëjnë çfarë duan. Në fakt nënat gjithmonë dëshirojnë më të mirën për fëmijët, pavarësisht se ndonjëherë duken më strikte në sytë e tyre. Cilat janë cilësitë e një nëne të rreptë që ndikojnë pozitivisht në jetën e fëmijëve të tyre:
1. I mësoni fëmijët të marrin përgjegjësitë për veprimet që kryejnë
Në jetë çdo veprim ka pasoja dhe fëmijët tuaj do e mësojnë këtë që në moshë të hershme, për të qenë të përgatitur për më vonë.
2. Mbani nën kontroll përdorimin e teknologjisë
Në ditët e sotme, fëmijët dëshirojnë të ekplorojnë sa më shumë gjëra përpara ekranit, të cilat shpesh kanë edhe përmbajtje të papërshtatshme për ta. Një nënë “e rreptë” e mbron fëmijën nga koha e tepërt në internet dhe nga përmbajtjet e padëshiruara.
3. Fëmija mëson se duhet t’i meritojë gjërat që dëshiron
Në vend që t’i blini lodra fëmijës gjatë gjithë kohës, sigurohuni që fëmija të kryejë detyrat e tij e më pas të marrë si shpërblim atë që dëshiron.
4. Mësojnë se bota nuk sillet rreth tyre
Jo gjithmonë që fëmijët zemërohen duhet të veproni siç dëshirojnë ata. Mungesa e vëmendjes së tepruar do t’i bëjë të kuptojnë se po veprojnë gabim.
5. Mësojnë të ndihmojnë në punë shtëpie
Duke filluar nga punë të thjeshta të pështatshme për moshën e tyre, ata mësojnë të japin kontributin në shtëpi.
6. Respektojnë oraret e gjumit
Gjumi i rehatshëm dhe plotësimi i orareve të duhura ndikon drejtpërdrejt në një jetë të shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijëve.
7. Nuk ndjek modelet e prindërve të tjerë
Fëmijët gjithmonë do të bëjnë krahasime dhe do të ankohen se prindërit e shokëve të tyre janë më të butë se ju. Por një nënë “e rreptë” nuk do të heqë dorë nga rregullat e saj.
8. Bëni më të mirën për ta, edhe nëse nuk u pëlqen
Fëmija juaj nuk i pëlqen shumë gjëra që janë të mira për ta, si ngrënia e perimeve. Por nëse ju jeni e vendosur ata do të ndjekin udhëzimet që i garantojnë një jetë të shëndetshme pavarësisht nëse u pëlqen apo jo./BURIMI ”PËR NËNAT”