7 shenjat delikate të një ataku kardiak që duhet të dini
Ka më shumë se 80,000 njerëz që shkojnë në spital nga ataku në zemër çdo vit në Angli.
Kapja e hershme e sëmundjes është thelbësore në mënyrë që mund të shëroheni.
Ja disa nga shenjat më delikate paralajmëruese për një atak në zemër.
1. Presion i pakëndshëm
Perjetimi i ndjenjave të çuditshme në gjoks si shtrengimi, ndjenja e ngopjes ose dhimbja në kraharor.
2. Dhimbje në zona të tjera të trupit
Mjaft e çuditshme, dhimbja e sulmit në zemër mund të ndodhë në vende të tjera përveç gjoksit, si shpina, shpatullat, krahët, qafa ose nofulla.
3. Marramendje
Shumë gjëra mund t’ju bëjnë të trullosur : kur ngriheni menjëherë, nxehtesia ose mos ngrenia mjaftueshëm.
4. Lodhja
Ndjenja e lodhjes pas një dite të gjatë është normale, por gratë mund të ndihen të lodhura një muaj para se të kenë një atak në zemër, raporton Harvard Health Publishing .
5. Nauze apo te perzierja
Shumë prej simptomave gastrike janë stomaku i mërzitur, të vjellat ose gromësirat pasi ato ndonjëherë mund të zhvillohen kur zemra dhe zona të tjera të trupit nuk po marrin mjaftueshëm gjak.
6. Palpitacionet e zemrës
Kur zemrës i mungon furnizimi me gjak, mund të çojë në ndjesinë e rrahjeve të zemrës
7. Djersitje
Djersitja më shumë se zakonisht. Kjo ndodh sepse pompimi i gjakut nëpër arteriet e bllokuara kërkojnë më shumë përpjekje nga zemra.